Ansarullah: Do të përgjigjemi urgjentisht dhe drejtpërdrejtë, Trump do të pendohet!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93697-ansarullah_do_të_përgjigjemi_urgjentisht_dhe_drejtpërdrejtë_trump_do_të_pendohet!
Lëvizja Ansarullah e Jemenit sot (të premten) duke dënuar sulmin terrorist të Amerikës që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në Bagdad, deklaroi: “Amerika do të pendohet shumë nga ky sulm terrorist që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 03, 2020 12:45 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Do të përgjigjemi urgjentisht dhe drejtpërdrejtë, Trump do të pendohet!

Lëvizja Ansarullah e Jemenit sot (të premten) duke dënuar sulmin terrorist të Amerikës që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis në Bagdad, deklaroi: “Amerika do të pendohet shumë nga ky sulm terrorist që martirizoi gjeneral Kasem Solejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis.

Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka theksuar se ky sulm terrorist i Amerikës do të forcojë edhe më tepër boshtin dhe forcat e rezistencës në rajon.

Zyra politike e lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se ky sulm terrorist i Amerikës është i nivelit të krimeve të luftës kundër të gjithë Umetit Islam, Frontit të Rezistencës dhe Çështjes së Palestinës.

“Nëse Amerika mendon se me vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani ka shpëtuar, amerikanët duhet t’a dinë se gjaku i gjeneral Solejmani do t’i ndjekë ata përgjatë gjithë jetës. Popujt e rajonit duhet t’a dinë se siguria dhe stabiliteti i tyre mund të garantohet vetëm me marrjen e hapave serioz për dëbimin e pushtuesve amerikanë nga vendet e tyre”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e lëvizjes Ansarullah të Jemenit.