Janar 03, 2020 18:03 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane në rajon, në gatishmëri maksimale

Pentagoni është larg nga ndarja e gëzimit me Sekretarin amerikan të Shtetit të SHBA i cili përshëndeti martirizimin e komandantit të përgjithshëm të Forcës Kuds, në një sulm të forcave terroriste amerikane të enjten në mbrëmje jo larg nga aeroporti i Bagdadit.

Sipas një raporti më të fundit, ndërsa boshti i Rezistencës po e vendos veten shpejt në formacion luftimi në të gjithë rajonin, forcat amerikane, të terrorizuara nga ideja e përballjes me një kundër-ofensivë të përgjithshme, janë vënë në gatishmëri maksimale. Flota e Pestë e SHBA në Bahrejn si dhe bazat e tjera të forcave amerikane në rajon janë në gatishmëri maksimale. Të cituara nga Newsweek, burime ushtarake brenda Pentagonit raportuan riaktivizimin e baterive anti-raketore Patriote në Bahrejn, seli e flotës së 5-të të SHBA. "Zona e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhet Ambasada e SHBA, është e bllokuar," thanë burimet, por a është kjo e mjaftueshme?

 

Tags