Naxheba: Raketat dhe armët janë gati për t’iu përgjigjur Amerikës
Lëvizja Naxheba ka shprehur gatishmërinë e forcave të saj për t’iu përgjigjur Amerikës për shkak të sulmit terrorist që çoi në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani.
Komanda ushtarake e lëvizjes Naxheba me një deklaratë të ashpër ka premtuar se do të marrë hakun e gjakut të martir gjeneral Sulejmani dhe Muhandesi. “Lëvizja xhihadiste e këtyre dy martirëve nuk do të ndërpritet me ikjen e tyre, por të përfshijë bazat tuaja dhe të vartësve tuaj si Izraeli. Gjaku i këtyre dy martirëve ka ndezur zjarrin e zemrave tona, i cili nuk shuhet derisa të futeni në dhe. Kohën dhe vendin e hakmarrjes ndaj Amerikës, e përcaktojmë ne dhe ju do të përjetoni vetëm ferrin që ne do të ngremë për ju. Armët dhe raketat janë gati për të dhënë kundërpërgjigjen e duhur menjëherë sapo të merret urdhri, armë që do të krijojë një ferr të vërtetë për ju”, thuhet në deklaratën e lëvizjes Naxheba. Lëvizja Naxheba thotë se në kohën kur gjeneral Sulejmani ishte pranë nesh ne eliminuam komplotet dhe intrigat tuaja ndërsa sot kur ai ka ikur ne do të eliminojë komplotet tuaja përçarëse. Naxheba deklaroi se gjaku i martir Sulejmani dhe i martir Muhandesi do të kthehen në makth për Amerikën dhe duke iu drejtuar funksionarëve amerikanë ka thënë: Keni bërë gabim, që do t’iu kushtojë rëndë. Ju keni zgjedhur një luftë, fundi i së cilës nuk është në dorën tuaj, por fillimi i saj është fundi juaj.