Ajetollah Sistani ngushëllon Liderin Suprem për martirizimin e gjeneral Soleimanit
Kleriku i lartë i Irakut, Ajetollah Ali Sistani, në një mesazh drejtuar Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, shprehu ngushëllimet e tij me rastin e trishtuar të martirizimit të komandantit të Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani.
"Lajmi për martirizimin e Haxh Kasem Soleimanit ishte burim trishtimi dhe hidhërimi. Roli i rrallë i të ndjerit Soleimani në luftimin e ISIS në Irak dhe përpjekjet e tij të shumta në këtë drejtim nuk mund të harrohen", tha Ajetollah Sistani në mesazhin e tij. "Unë shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e këtij dëshmori të madh për ju (Lideri Suprem) dhe të gjithë kombit fisnik iranian, veçanërisht popullit të dashur të Kermanit dhe i lutem Zotit për dhënë pozitën më të lartë të gjeneralit të ndjerë Soleimani dhe durim për familjen e tij," shtoi lideri i madh fetar i Irakut.