Hanije në Teheran: Gjeneral Soleimani, dëshmori i Kodsit
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Palestineze, Hamas, i cili udhëtoi për në Teheran për ti ofruar ngushëllime Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, qeverisë iraniane dhe popullit iranian, për martirizin e gjeneral Soleimanit, duke folur në funeralin e këtij komandanti legjendar në Teheran, theksoi:
"Ne jemi këtu për të shprehur ngushëllimet tona dhe ndjenjat tona të sinqerta ndaj vëllait të dashur dhe komandantit martir, përkushtimi dhe sakrifica e të cilit në rrugën drejt Palestinës dhe Rezistencës, e kanë forcuar gjithnjë e më shumë këtë bosht. Ne njoftojmë se krimi barbar i kryer nga amerikanët dëshmon për natyrën e tyre kriminale, të njëjtën natyrë që shkaktoi kaq shumë krime në atdheun e shenjtë palestinez, tek e njëjta frymë që dha urdhrin e vrasjes së komandantit Kasem Soleimani , fshihen krimet që kryen regjimi sionist kundër komandantëve palestinezë. Ky krim dhe autorët e tij duhet të denoncohen dhe dënohen nga e gjithë bota ". Hanijeh shtoi: "Unë insistoj që vija e Rezistencës në territoret palestineze nuk do të dështojë kurrë përballë komploteve izraelite dhe hegjemonisë amerikane në rajon dhe ajo do të vazhdojë e bashkuar dhe e vendosur për të dëbuar përfundimisht pushtuesit e territorit të shenjtë të Kodsit fisnik. Rezistenca vazhdon rrugëtimin e saj në Palestinë. Këto vrasje nuk na bëjnë panik, nga ana tjetër ato forcojnë vullnetin tonë për të vazhduar rrugën tonë për çlirimin e Kodsit dhe Palestinës dhe sigurisht të gjitha vendet e rajonit. " "Komandant Soleimani, i cili e ka kaluar tërë jetën duke mbështetur Palestinën dhe kauzën e saj, ishte në krye të komandës së forcës Kods. Unë deklaroj se ky komandant i madh është dëshmori i Kodsit, dëshmori i Kodsit, dëshmori i Kodsit. Unë deklaroj se boshti i Rezistencës i cili ka arritur kaq shumë fitore në Liban dhe Gaza përfundimisht do të arrijë fitore në luftën kundër sionistëve, me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm ", insistoi shefi i Hamasit.