Netanyahu i tmerruar nga përgjigjja e rezistencës, i kthen shpinën Amerikës
Kryeministri i regjimit sionist duke u tërhequr nga qëndrimi i tij i mëparshëm në mbështetje të aktit terrorist të Amerikës që çoi në rezistencën e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe aktivistëve të rezistencës ka thënë: Izraeli nuk ka qenë i implikuar në sulmin e Amerikës në aeroportin e Bagdadit.
Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit sionist ditën e hënë në takimin e kabinetit të sigurisë dhe politikës së regjimit sionist ka thënë se vrasja e gjeneral Kasem Sulejmanit në Irak ishte një veprim i Amerikës dhe Izraeli nuk ka bashkëpunuar në këtë veprim dhe nuk duhet të implikohet në këtë çështje. Me këtë deklaratë Netanyahu duket se është tërhequr nga qëndrimi i tij i mëparshëm, menjëherë pasi Irani theksoi se do të bëjë hakmarrje të ashpër. Më herët kryeministri i regjimit sionist u shpreh i gëzuar nga vrasja e gjeneral Kasem Sulejmanit dhe ka uruar Amerikën për të rast. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili ditën e premte më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.