Varroset martir Abu Mehdi Muhandes në Naxhaf të Irakut
Trupi i martir Abu Mehdi Muhandes, zv/kreu i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi, është varrosur sot në qytetin Naxhaf.
Me mijëra pjesëmarrës në funeralin e martir Abu Mehdi Muhandes kanë hedhur slogane “ Vdekje Amerikës”. Abu Mehdi Muhandes, u varros pranë mauzoleut të imam Aliut (as), imamit ë parë të shiitëve të botës. Bashkëluftëtarët dhe familja e Abu Mehdi Muhandes, me thirrjet “ Vdekje Amerikës”, “ Vdekje Izraelit” kanë shoqëruar martirin Abu Mehdi Muhandes në shtëpinë e fundit të tij. Pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Abu Mehdi Muhandez në të njëjtën kohë janë kënaqur nga hakmarrja e Iranit dhe goditja e bazave amerikane në Irak. Garda revolucionare e Iranit sot ka goditur me dhjetëra raketa bazën amerikane Ajnul Asad në provincën Anbar të Irakut në shenjë hakmarrjeje ndaj martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit. Gjeneral Kaseum Sulejmani, së bashku me Abu Mehdi Muhandez, i cili ishte ftuar zyrtarisht nga qeveria e Irakut dhe për këtë kishte shkuar në Irak, u martirizua të premten më 3 janar në një sulm terrorist të ushtrisë amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.