Huthi: SHBA shkelën sovranitetin e Irakut duke vrarë gjeneralin Soleimani
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93871-huthi_shba_shkelën_sovranitetin_e_irakut_duke_vrarë_gjeneralin_soleimani
Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka dënuar me forcë vrasjen e fundit të gjeneral lejtnant Kasem Soleimani, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara shkelën në mënyrë flagrante sovranitetin e Irakut duke kryer një krim të tillë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2020 15:24 Europe/Tirane
  • Huthi: SHBA shkelën sovranitetin e Irakut duke vrarë gjeneralin Soleimani

Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka dënuar me forcë vrasjen e fundit të gjeneral lejtnant Kasem Soleimani, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara shkelën në mënyrë flagrante sovranitetin e Irakut duke kryer një krim të tillë.

"Aktet e fundit kriminale të SHBA-së ndaj komandantëve të mëdhenj myslimanë Haxh Kasem Soleimani, Abu Mahdi al-Muhandis dhe bashkëluftëtarëve të tyre ishin një agresion flagrant. Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të kryejnë ndonjë operacion ushtarak brenda Irakut dhe të vrasin qytetarët e tij dhe ata të vendeve fqinje", tha të mërkurën Abdul Malik al-Huthi në një fjalim televiziv të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti Sana. "SHBA ka filluar një luftë të hapur dhe na e ka bërë qartë objektivin e sulmeve të tyre," tha Huthi. Shefi i Ansarullahut më pas theksoi krimet e SHBA gjatë okupimit të Irakut, duke theksuar se Uashingtoni ka në duar gjakun e qindra mijëra irakianëve. "Mbështetja e SHBA-së për regjimin sionist dhe mosrespekti ndaj Umetit Mysliman dhe shenjtërive të tij është i padiskutueshëm. Koalicioni (i udhëhequr nga Arabia Saudite) që pushtoi vendin tonë është nën ndikimin e SHBA. Një sulm i tillë nuk do të ndodhte pa përfshirjen e SHBA, "theksoi ai. Huthi shtoi: "Bombat amerikane kanë marrë jetën në funeralet dhe ceremonitë e dasmave në të gjithë Jemenin. Disa kombe myslimane nuk mund të bëjnë as demonstrata kundër regjimit izraelit, pavarësisht faktit se ai është armiku i betuar i Umetit Mysliman ”. "Nëse kapitullojmë përball SHBA-ve dhe Izraelit dhe nëse u përulemi atyre, ne do të shndërrohemi në një komb që nuk ka arritur të kuptojë thelbin e vërtetë të Islamit. Dorëzimi ndaj SHBA do të na largojë nga dinjiteti dhe vlerat tona njerëzore. Ne meritojmë të jemi një komb i lirë. Shtetet e Bashkuara kanë armiqësi ndaj kombeve myslimane dhe madje edhe mercenarët e saj i trajton në mënyrë poshtëruese, "tha Udhëheqësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.