Disa raketa godasin zonën e gjelbër në Bagdad
Janar 09, 2020 05:03 Europe/Tirane
Burimet informative njoftuan për shpërthimin e disa raketave në zonën e gjelbër të Bagdadit.
Agjencia Sumarie News njoftoi se në zonën e gjelbër të Bagdadit janë dëgjuar disa shpërthime. Pas lëshimit të raketave dhe shpërthimeve, në zonën e gjelbër është dëgjuar alarmi i rrezikut. Burimet e sigurisë njoftuan se në këtë zonë kanë shpërthyer dy raketa katjusha ku njëra prej tyre ka rënë në afërsi të rrugës ku ndodhet ambasada amerikane, ndërsa raketa tjetër ka shpërthyer në një zonë që ndodhej më larg ambasadës amerikane në Bagdad.
Tags