Spanja redukton numrin e ushtarëve të saj në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93887-spanja_redukton_numrin_e_ushtarëve_të_saj_në_irak
Dhjetëra ushtarë spanjollë të vendosur në Bagdad si pjesë e një operacioni të drejtuar nga NATO në Irak u zhvendosën të martën në një pozicion më afër Kuvajtit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2020 09:37 Europe/Tirane
  • Spanja redukton numrin e ushtarëve të saj në Irak

Dhjetëra ushtarë spanjollë të vendosur në Bagdad si pjesë e një operacioni të drejtuar nga NATO në Irak u zhvendosën të martën në një pozicion më afër Kuvajtit.

Ministria Spanjolle e Mbrojtjes tha të martën se vetëm tre nga 13 ushtarët spanjollë që ishin në Bagdad mbeten atje, transmeton.

Përveç 13 ushtarë në Bagdad, Spanja ka 550 trupa të tjerë në bazën ‘Gran Capitan’ në Besmayah në juglindje të kryeqytetit të Irakut.

Zv/kryeministri i përkohshëm, Carmen Calvo konfirmoi se 10 ushtarët spanjollë ishin zhvendosur të mërkurën pasi Irani nisi 22 raketa balistike në dy baza amerikane në Irak-bazën ajrore Al-Asad, në perëndim të vendit dhe në Irbil, në Kurdistanin e Irakut.