Gjysma e sionistëve kundër dhënies së imunitetit gjyqësor për Netanjahun
Rezultatet e një sondazhi të ri tregojnë se gjysma e sionistëve kundërshtojnë dhënien e imunitetit gjyqësor për Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se sipas rezultatit të një sondazhi të bërë nga instituti “Memager Mokhut” dhe radios FM103 në Palestinën e pushtuar, mësohet se 53% e izraelitëve janë kundër dhënies së imunitetit gjyqësor për Beniamin Netanjahun, 28 % janë deklaruar pro dhe 19% nuk kanë pasur mendim në lidhje me këtë çështje.
Ky sondazh është bërë pasi Avichai Mandelblit, prokurori i përgjithshëm i regjimit sionist, dy muaj më parë ka paraqitur padi zyrtare kundër Beniamin Netanjahut për dosjet e tij për korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pushtit.