Sulmet raketore të Iranit shkatërruan mitin e paprekshmërisë së Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93992-sulmet_raketore_të_iranit_shkatërruan_mitin_e_paprekshmërisë_së_uashingtonit
Një zyrtar i lartë nga lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah tha se sulmet me raketa precize të Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, shkatërruan mitin e paprekshmërisë së Uashingtonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2020 16:48 Europe/Tirane
  • Sulmet raketore të Iranit shkatërruan mitin e paprekshmërisë së Uashingtonit

Një zyrtar i lartë nga lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah tha se sulmet me raketa precize të Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, shkatërruan mitin e paprekshmërisë së Uashingtonit.

“Irani, duke bombarduar bazat, ekspozoi arrogancën amerikane dhe i dha fund mitit të pathyeshmërisë së SHBA. Irani tregoi se qëndron i përgatitur për çdo konfrontim. Gjaku i gjeneral-lejtnant Soleimanit shënon fundin e pranisë amerikane në Irak dhe rajon, kështu që Shtetet e Bashkuara nuk kanë më të ardhme në rajon", tha Nabil Kauk, nënkryetari i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, në një ceremoni përkujtimore që u mbajt të hënën në qytetin jugor të Libanit, Khiam. Ai më tej vuri në dukje se sulmi iranian mbi bazën ajrore të Ain al-Asad shënon fillimin e një përgjigje, e cila nuk do të përfundojë deri në tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Iraku dhe Azia Perëndimore.