Arrestohet shefi i sigurisë së ISIS në provincën Ninva
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94099-arrestohet_shefi_i_sigurisë_së_isis_në_provincën_ninva
Forcat e ushtrisë së Irakut me anë të një operacioni kanë arrestuar shefin e sigurisë së ISIS në provincën Ninva.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2020 05:16 Europe/Tirane
  • Arrestohet shefi i sigurisë së ISIS në provincën Ninva

Forcat e ushtrisë së Irakut me anë të një operacioni kanë arrestuar shefin e sigurisë së ISIS në provincën Ninva.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sumerie News sipas të cilës ushtria irakiane ka nisur një valë të gjerë operacionesh kundër grupit terrorist ISIS. Sipas mediave arabe, në operacionin e fundit të ushtrisë irakiane është arrestuar Nezar Ali Bashir Naime, shefi i sigurisë së grupit terrorist ISIS dhe vëllai i myftiut të këtij grupi terrorist takfirist. Vlen të theksohet se ditën e enjte forcat irakaine kanë arrestuar myftiun e grupit terrorist ISIS të njohur me emrin Abu Abdul’bari.