Pamje të reja nga brenda bazës Ajnul-Asad
Mediat e ndryshme gradualisht po zbulojnë dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga sulmi raketor i Gardës Revolucionare të Iranit në bazën e terroristëve amerikanë në Ajnul-Asad të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se 10 ditë pas sulmit raketor të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në bazën amerikan Ajnul-Asad në perëndim të Irakut, gradualisht po publikohen pamje dhe filma të ri nga përmasat e shkatërrimeve të mbetura në këtë bazë ushtarake të Amerikës.
Faqja informative Al-Sumerija ka publikuar fotografi ekskluzive nga brenda bazës të cilat po i paraqesim në vazhdim.
Autoritetet amerikane deri më tani kanë bërë shumë përpjekje për të fshehur përmasat e dëmeve të shkaktuara për personelin ushtarak të tyre në Ajnul-Asad, por raportet e mediave të ndryshme kanë zbuluar se të paktën 11 ushtarë amerikan janë transferuar në spitalet ushtarake në Kuvajt dhe Gjermani.