Iraku rishikon marrëdhëniet e sigurisë me Amerikën
Zëdhënësi i komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut ka njoftuar për rishikimin e marrëdhënieve të sigurisë me Amerikën.
Abdulkerim Khalaf, zëdhënësi i komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut, të shtunën tha se qeveria e Irakut në lidhje me këtë çështje po bisedon me Amerikën dhe qëllimi i qeverisë së Amerikës në këto bisedime, është mbrojtja e interesave dhe të sovranitetin të Irakut në çfarëdo rrethana që të jetë.
Ai gjithashtu tha: "Një prej çështjeve të paraqitura në këto bisedime lidhje me praninë e forcave të NATO në Irak dhe kushtin për vazhdimin e pranisë së forcave ushtarake amerikane në këtë vend në kuadër të forcave të NATO-s".
Zëdhënësi i komandantit suprem të forcave të armatosura të Irakut edhe të premten ka deklaruar se me shkeljen e të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare dhe agresionin kundër territorit të Irakut nga ana e forcave amerikane, është shtuar edhe më shumë vullneti dhe përkushtimi i irakianëve për të larguar forcat ushtarake të huaja nga të gjithë territori i këtij vendi duke përfshirë edhe rajonin e Kurdistanit të Irakut.