Mësimi i Ain al-Asad për Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94123-mësimi_i_ain_al_asad_për_tel_avivin
"Forca tokësore e ushtrisë izraelite ka humbur vetëbesimin e saj. Hezbollah ka formuar një komando misioni i të cilit është të kalojë kufijtë dhe të marrë kontrollin e qyteteve në veri të territoreve të okupuara ", tha Yitzhak Brick, një gjeneral izraelit i cituar nga televizioni libanez al-Mayadeen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 18, 2020 16:49 Europe/Tirane
  • Mësimi i Ain al-Asad për Tel Avivin

"Forca tokësore e ushtrisë izraelite ka humbur vetëbesimin e saj. Hezbollah ka formuar një komando misioni i të cilit është të kalojë kufijtë dhe të marrë kontrollin e qyteteve në veri të territoreve të okupuara ", tha Yitzhak Brick, një gjeneral izraelit i cituar nga televizioni libanez al-Mayadeen.

"Izraeli përballet me një kërcënim ekzistencial," paralajmëroi ish inspektori i ushtrisë së regjimit izraelit. "Ne nuk kemi përgatitur frontin tonë të brendshëm, si pjesë e një plani pesë-vjeçar për t'u përballur me 1.000 deri në 2.500 raketa që mund të gjuheshin drejt nesh. Qindra prej këtyre raketave do të hidhen në zona të banuara ", shtoi Yitzhak Brick. "E gjithë kjo do të ndodhë para syve tanë dhe askush nuk do t'a marrë seriozisht. Hezbollahu ka trajnuar 11 njësi komando prej 1.000 forcash që janë aktive në Siri për të marrë qytetet në veri të territoreve të okupuara duke kaluar kufirin atë që po bën Hamasi në jug", tha ai. "Lufta e tretë izraelite kundër Libanit do të jetë e ndryshme nga ato të mëparshmet, sepse izraelitët do të duhet të strehohen në strehimore," tha komandanti i mbrojtjes ajrore të ushtrisë izraelite. Raketat e Hezbollahut janë në gjendje të godasin çdo vend në Izrael me një diferencë gabimi më të vogël se 10 metra. Saktësia e raketave të Hezbollahut paraqet një kërcënim për ne dhe Tel Avivi është duke kërkuar një mënyrë për të neutralizuar të gjitha këto, "shtoi ai, duke u bërë thirrje izraelitëve të kuptojnë shkallën e humbjes së jetëve dhe dëmin material i cili mund të shkaktohej në një luftë të ardhshme. Sulmi raketor i Iranit mbi bazën ajrore Aïn al-Asad, ka demonstruar aftësinë e tij të konsiderueshme për koordinim", tha komandanti i mbrojtjes ajrore të ushtrisë izraelite.