Arrestohet një amerikan për spiunazh në Liban
Forcat e sigurimit në Liban kanë arrestuar një gazetar amerikan në vendin ku janë organizuar protestat në Bejrut të cilin e akuzojnë për akte spiunazhi në favor të regjimit sionist.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, emri i gazetarit amerikan nuk është bërë publik por ai ditën e dielë ishte duke filmuar përleshjet përreth parlamenti të Libanit në qendër të Bejrutit në kohën kur u arrestua nga forcat e sigurimit të Libanit. Sipas autoriteteve libaneze ky gazetar pamjet filmike i ka dërguar për gazetën sionist Haaretz. Raundi i ri i protestave në Liban ka nisur prej 13 janarit mirëpo protestuesit kërkojnë përshkallëzimin e protestave anti-qeveritare të cilat i kanë quajtur java e irritimin. Në protestat e organizuara dje, protestuesit edhe një herë janë përleshur me forcat e sigurimit ku për pasoja me dhjetëra persona janë plagosur ose arrestuar. Më herët forcat e rendit në Liban kishin kërkuar që protestat të organizohen në formë paqësore dhe jashtë çdo dhune, sepse në rast të kundër ndaj protestuesve do të procedohet sipas ligjit.