Vdekja graduale e 12 palestinezëve në burgjet sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94153-vdekja_graduale_e_12_palestinezëve_në_burgjet_sioniste
Neglizhenca e sionistëve ndaj gjendjes fizike dhe shëndetësore të 12 të burgosurve palestinezë në burgun Ramale, ata gradualisht i ka cuar drejt vdekjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2020 06:14 Europe/Tirane
  • Vdekja graduale e 12 palestinezëve në burgjet sioniste

Neglizhenca e sionistëve ndaj gjendjes fizike dhe shëndetësore të 12 të burgosurve palestinezë në burgun Ramale, ata gradualisht i ka cuar drejt vdekjes.

Agjencia Vafa e lajmeve në Palestinë citon një deklaratë të Organizatës për Çështjet e të burgosurve palestinezë, ku thuhet se të burgosurit palestinezë në burgun Ramale të regjimit sionist nuk marrin asnjë shërbim shëndetësor. Sipas kësaj organizate gjendja shëndetësore e të burgosurve palestinezë në këtë burg në krahasim me të burgosurit e tjerë është shumë herë më e rëndë. Përgjatë 19 viteve të fundit regjimi sionist ka arrestuar të paktën 119 mijë palestinezë prej të cilëve 2070 janë femra dhe 16470 fëmijë. Regjimi sionist për të realizuar qëllimet e tij ekspansioniste për çdo ditë sulmon territoret palestineze dhe arreston palestinezët me akuza boshe dhe të paqena.