Ismail Hanieh takohet me ministrin e mbrojtjes të Malajzisë
Janar 20, 2020 09:44 Europe/Tirane
Ismail Hanieh, shefi i zyrës politike të Hamasit, ditën e dielë u takua në Doha të Katarit me Muhamed Sabu ministër i mbrojtjes i Malajzisë.
Ismail Hanieh dhe Muhamed Sabu, në këtë takim diskutuan për çështje të rëndësishme të interesit dypalësh dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Me këtë rast Hanieh ka vlerësuar dhe falënderuar qeverinë e Malajzisë për qëndrimin e saj kundrejt çështjes palestineze. Zyra politike e Hamasit gjithashtu ka vlerësuar rolin e popullit të Malajzisë për thyerjen e rrethimit të Gazës nga ana e regjimit sionist. Gaza mbahet e rrethuar totalisht nga regjimi sionist që prej vitit 2006 dhe kjo ka krijuar probleme të shumta për banorët e këtij rajoni.
Tags