Muhamed Toufigh Alavi, prezantohet si kryeministër i ri i Irakut
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Berham Saleh presidenti i Irakut ditën e hënë ka caktuar Muhamed Toufigh Alavi si mandatar për kryeministrin e ri të vendit.
Alavi është zgjedhur nga mesi i 3 kandidatëve të tjerë të propozuar për postin e kryeministrit të Irakut. Alavi nga viti 2003 e deri tani është zgjedhur 2 herë si deputetët në parlamentin irakian. Ai në kohën e kryeministrit Nuri Maleki ka qenë ministër i komunikacionit. Adel Abdul’mehdi kryeministër i Irakut më 30 nëntor të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit për shkak të protestave dhe që nga ajo kohë e deri tani nuk është caktuar ndonjë kryeministër për të drejtuat qeverinë e re të quajtur “ Qeveria e progresit”. Disa provinca të Irakut prej disa javësh kanë qenë arenë e protestave kundër mungesës së shërbimeve publike, mungesës së punës dhe korrupsionit shtetëror. Protestat kohët e fundit janë kthyer në protesta masive dhe thuhet se faktorët e huaj kanë ndikuar dhe ndërhyrë në përshkallëzimin e dhunës.