Jemeni thekson rezistencën përball agresionit të koalicionit saudit
Kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka theksuar vazhdimin e rezistencës së popullit të Jemenit përball agresionit ushtarak të Arabisë Saudite.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Mahdi Mashat, kryetari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, deklaroi: "Deri në kohën kur koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet e veta kundër Jemenit, mbrojtja e territorit dhe sovranitetit të Jemenit është e drejtë legjitime e popullit jemenas".
Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar se forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë liruar disa terrorist të Al Kaidas duke përfshirë edhe disa krerë të kësaj organizate në provincën Shabva në jug të Jemenit me qëllim të kryerjes së veprimeve destruktive dhe krijimin e destabilizimit në këtë rajon.