Këshilltari i presidentit irakian jep dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94229-këshilltari_i_presidentit_irakian_jep_dorëheqje
Këshilltari politik i presidentit irakian në shenjë proteste ndaj takimit të Berham Saleh me Donald Trump ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2020 05:23 Europe/Tirane
  • Këshilltari i presidentit irakian jep dorëheqje

Këshilltari politik i presidentit irakian në shenjë proteste ndaj takimit të Berham Saleh me Donald Trump ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ahmed Jaseri, këshilltar i presidentit irakian dha dorëheqjen pasi Berham Saleh në margjinat e takimit të Forumit Ekonomik Botëror Davoos u takua me presidentin amerikan Donald Trump. Shumë grupe dhe personalitete politike të Irakut i kishin kërkuar presidentit Berham Saleh që në kuadër të Forumit Ekonomik Davoos të mos takohet me presidentin amerikan për shkak të veprimeve të fundit të Amerikës kundër Irakut dhe kundër interesave kombëtare. Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Të premten në Irak do të organizohet një tubim i madh protestues kundër pranisë së forcave amerikane në këtë vend.