Sot protesta milionëshe kundër Amerikës në Irak
Sot me miliona irakianë do të ngrihen në protesta me kërkesën për dëbimin dhe largimin e forcave amerikane nga Iraku.
Në të gjithë Irakun janë vendosur parulla ku shkruhet “ Go Out” që është një formë shprehjeje e popullit amerikan për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku. Në disa prej këtyre parullave është vendosur koka e kreut të grupit terrorist ISIS dhe i është drejtuar Amerikës duke thënë: ISIS-in e keni krijuar ju. Banorët e shumë provincave të Irakut janë shprehur të gatshëm të që të marrin pjesë në tubimin milionësh që organizohet sot. Shumë politikanë kanë kërkuar që pjesëmarrja e popullit në protestën e sotme të jetë sa më masive pasi është një lloj referendumi për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku. Pas martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani komandant i forcave Kods të gardës revolucionare dhe të Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcave popullore Hashd Shaabi në Irak, deputetët e parlamentit të Irakut miratuan një plan për dëbimin dhe largimin e forcave amerikane nga Iraku.