Irak: "E Premtja e Zezë" për Amerikën
Në vitin 1920, irakianët morën kryesinë e një lëvizje të madhe rajonale që dëboi perandorinë britanike. Në vitin 2020, populli irakian është përsëri bartësi standard i një lëvizjeje që do të dëbojë Amerikën nga Lindja e Mesme.
Miliona irakianë të mbledhur në Bagdad bërtisnin "Amerikë largohu!". Demonstrata anti-amerikane e miliona irakianëve u zhvillua në Bagdad dhe disa zyrtarë irakianë reaguan ndaj pjesëmarrjes historike të kombit të tyre në marshimin e sotëm në kryeqytet. Deputeti parlamentar i Aleancës Fath, Muhamed Karimi ju drejtua forcave okupuese në këto terma: "Pushtuesit duhet të largohen nga Iraku në mënyrë paqësore, përndryshe forca do të përdoret për dëbimin e tyre. " “Ne mbështesim vullnetin e njerëzve dhe duam një atdhe ashtu siç ata dëshirojnë. Kushdo që shqetësohet për të ardhmen e atdheut duhet të punojë për të dëbuar vrasësit, terroristët dhe ata që derdhin gjakun e komandantëve tanë të mëdhenj ", shtoi ai. Deputeti irakian nënvizoi: "Të gjitha opsionet përqendrohen rreth dëbimit të okupatorëve amerikanë nga Iraku; ata do të trajtohen si okupues nëse nuk largohen në mënyrë paqësore. Dhe nuk ka zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje ushtarake. " Udhëheqësi i lëvizjes Sadr, Moktada Sadr gjithashtu në një njoftim për shtyp kërkoi mbylljen e të gjitha bazave ushtarake amerikane që gjenden në tokën irakiane. "Le ta dijë Trump që në vendimet dhe deklaratat e tij, ai nuk duhet ta trajtojë Irakun me arrogancë, sepse përndryshe ne do ta trajtojmë atë në të njëjtën mënyrë", theksoi Sadr duke shtuar: "Nëse mbyllen të gjitha bazat amerikane në Irak, ne nuk do ta konsiderojmë më Amerikën si një vend okupues, por nëse ata nuk pajtohen me kushtet e popullit Irakian, ne do ta konsiderojmë Amerikën si një vend armiqësor. " Demonstrata e së Premtes në Irak mobilizoi të gjitha grupet etnike të Irakut, përfshirë turkmenët, të cilët donin, së bashku me shtresat e tjera të shoqërisë, dëbimin e trupave amerikane nga Iraku. Populli turkmen i Amerli, ashtu si qytetarët e tjerë të Irakut, erdhi në Bagdad për të marrë pjesë në demonstratën popullore në kryeqytet dhe për tu bërë homazhe grupeve të rezistencës. Amerli ndodhet në provincën e Salahedin, në Irak, rreth 3 kilometra larg kufirit iranian. Kur ISIS pushtoi Irakun, qyteti i Amerli, i banuar nga turkmenët shiitë irakianë, u rrethua plotësisht. Kur qyteti Amerli ishte rrethuar plotësisht nga ISIS, komandanti i ndjerë i forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, hyri në qytet me një helikopter , duke organizuar forcat e Rezistencës dhe duke parandaluar rënien e qytetit dhe masakrimin e banorëve të tij.