Demonstratat në Irak, shuplaka e dytë për Amerikën
Miliona irakianë marshuan sot më 24 janar në Bagdad, duke bërë thirrje që SHBA të largoheshin nga vendi i tyre. Ekzistojnë disa pika të rëndësishme për demonstrimin e sotëm të miliona qytetarëve irakianë.
Për një Amerikë që ka bërë gjithçka që nga 3 janari, data e sulmit terrorist të cilin e ka pohuar me paturpësi, është më shumë sesa një humbje. Është një deklaratë lufte. Sepse mjafton që secili demonstrues të marrë një armë dhe ta kthejë atë kundër okupatorit! Të strukur në bazat e tyre trupat amerikane po dridhen për momentin, ndërsa komandantët e tyre i kishin këshilluar fuqimisht të mos paraqiteshin në publik, të mos linin strehimet e tyre të blinduara. Lufta për çlirim sapo ka filluar. Demonstrata e sotme vërtetoi se për SHBA-të pasojat e vrasjes së Komandantëve të Rezistencës, veçanërisht Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani, komandanti i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në të gjithë rajonin e Azisë Perëndimore, nuk do të kufizohen vetëm në reagimin e Republikës Islamike të Iranit. Demonstratat tregojnë se grupet e rezistencës në Irak kanë një mbështetje të lartë popullore. Vetëm në 20 ditët e fundit është provuar dy herë fuqia popullore e grupeve të rezistencës në Irak, hera e parë në varrosjen e komandantëve të Rezistencës dhe kësaj here në mbështetjen e miliona njerëzve që bëjnë thirrje për largimin e trupave amerikane. Demonstrata e sotme e popullit irakian është shuplaka e dytë në 20 ditë në fytyrën e Amerikës. Shuplaka e parë ishte kur Republika Islamike e Iranit kreu një sulm raketor në bazën ushtarake amerikane në Ain al-Asad më 8 janar, dhe sot, populli irakian me demonstratën e miliona njerëzve që kërkonin dëbimin e trupave amerikane, i dha shuplakën e dytë regjimit të Uashingtonit. Efekti i kësaj shuplake është aq i rëndë për Shtetet e Bashkuara, saqë mediat që ditët e fundit mbulonin zhvillimet më të vogla në Irak, nuk pranuan të mbulojnë demonstrimin e sotëm të miliona irakianëve, dhe e censuruan këtë ngjarje të madhe. Nëse disa media dhe personalitete u përpoqën t'i kufizojnë demonstratat e sotme dhe t'ua atribuojnë vetëm shiitëve, demonstruesit nuk ishin vetëm shiitë, por edhe sunitë. Në këtë kuadër, Shejh Khalid Abdul Vahab al-Mulla, kreu i Komunitetit Sunit të Irakut, deklaroi: " Tërheqja amerikane nga Iraku është një detyrim moral dhe fetar sepse prania e Amerikës shkakton trazira dhe plaçkitje të pasurisë si dhe korrupsion. " Demonstrimi i sotëm i popullit irakian tregoi se Presidenti i SHBA Donald Trump nuk ka njohuri për zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht për grupet e rezistencës. Trump i konsideron të gjitha vendet e Azisë Perëndimore si Arabinë Saudite, të cilën ai e përshkruan si "lopë qumështore". Për këtë arsye, irakianët sot mbanin pankarta ku lexohej: "Iraku nuk është Arabia Saudite".