Irakianët mbledhin tendat e tyre pas deklaratës së Muktada Sadr
Pas mesazhit të Muktada Sadr në Twitter, protestuesit irakiane kanë mbledhur tendat e ngritura prej tyre në sheshet kryesore të vendit.
Disa protestues që kërkojnë largimin e forcave amerikane nga Iraku, kishin ngritur tenda në sheshin Tahrir të Bagdadit dhe sheshet kryesore të qyteteve të tjera në Irak. Vlen të theksohet se qytetarët e Irakut dje kanë organizuar një marsh të madh protestues me pjesëmarrjen e miliona njerëzve duke protestuar kundër pranisë ushtarake të Amerikës në Irak dhe në këtë mënyrë kanë manifestuar forcën e Islamit dhe popullit irakian përball amerikanëve pushtues dhe aleatëve të tyre. Qytetarët e qyteteve të ndryshme të Irakut sidomos në kryeqytetin e Irakut dje para dite janë mbledhur në Bagdad për të marrë pjesë në marshin protestues me miliona njerëz dhe kanë protestuar kundër forcave pushtuese amerikane. Rrugët e ndryshme të Bagdadit që nga orët e para të ditës së premte ishin shndërruar në arenë të një marshi jashtëzakonisht të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë për protestua në mbështetje ndaj lirisë dhe pavarësisë së Irakut dhe për t’i dhënë fund pushtimit ushtrisë amerikane.