Palestinezët kanë djegur foton e Donald Trump
Të rinjtë palestinezë me afrimin e kohës së publikimit të planit anti-palestinez Akordi i Shekullit, kanë djegur portretin e presidenti Donald Trump.
Të rinjtë palestinezë ditën e hënë njëkohësisht me përgatitjen e Trump për zbulimin e planit Akordi i Shekullit janë tubuar në qytetin Betlehem të bregut perëndimor të lumit Jordan dhe kanë djegur portretin dhe foton e Donald Trump. Në burgjet e regjimit sionist është bërë e ditur se të burgosurit palestinezë janë futur në grevë për shkak të vendimit të Donald Trump për shpalljen e planit Akordi I Shekullit dhe nga popullit palestinez kanë kërkuar të dalë në rrugë për të protestuar dhe përballur me këtë plan. Presidenti amerikan ditën e hënë në takim me Beniamin Netanyahu kryeministrin e regjimit sionist deklaroi se ditën e martë do të bëjë publike planin Akordi i Shekullit. Të gjitha grupet palestineze kanë dënuar këtë vendim të presidentit amerikan Donald Trump. Plani Akordi i Shekullit është një plan i qeverisë amerikane për të eliminuar të drejtat e popullit palestinez. Ky plan është thurur me pëlqimin dhe dakordimin e disa vendeve arabe si Arabia Saudite, Bahrejnit dhe EBA. Sipas planit në fjalë Kodsi i Shenjë i jepet regjimit sionist, të shpërngulurit palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre, Palestina dot ë jetë sovrane vetëm në territoret e mbetura në bregun perëndimor të lumit Jordan dhe në rripin e Gazës.