Sionistët djegin një shkollë palestineze
Kolonët sionistë kanë djegur një shkollë në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kolonët sionistë ditën e martë kanë sulmuar fshatin Ajnabus në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe i kanë vënë zjarrin shkollës së këtij fshati dhe kanë hedhur slogane raciste dhe kanë shkatërruar shtëpitë e banorëve palestinezë.
Ky veprim kriminal i sionistëve është kryer në kohën kur i gjithë rajoni i Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës janë kapluar nga një situatë tepër tensionuese në prag të shpalljes së planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit” nga presidenti i Amerikës.
Komiteti i forcave islame dhe kombëtare palestineze kanë kundërshtuar planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit” dhe ditën e sotshme dhe të nesërme e kanë shpallur “Ditë të Zemërimit” dhe luftës kundër regjimit sionist.