Çlirohet qyteti Maare Neman në Siri
Ushtria siriane pasi ka eliminuar pozicionet e grupeve terroriste në periferinë jugore të provincës Alepo ka çliruar qytetin strategjik Maare Neman.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA e lajmeve sipas të cilës ushtria siriane ka vënë nën kontroll rajonin Vadi Dhaif pjesë e qytetit Maare Neman në provincën Alepo dhe së bashku me këtë ka çliruar edhe 15 fshatra përreth. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.