Palestinezët protestojnë kundër planit "akordi i shekullit", plagosen 22 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94384-palestinezët_protestojnë_kundër_planit_akordi_i_shekullit_plagosen_22_palestinezë
Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë që protestonin kundër planit amerikan të ashtuquajtur "akordi i shekullit", janë plagosur 22 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2020 13:52 Europe/Tirane
  • Palestinezët protestojnë kundër planit

Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist kundër protestuesve palestinezë që protestonin kundër planit amerikan të ashtuquajtur "akordi i shekullit", janë plagosur 22 palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gjysmëhëna e Palestinës të mërkurën ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar protestuesit palestinezë në veri të qytetit Al-Khalil, në lindje Kodsit të pushtuar dhe në hyrje të qytetit al-Bire në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe si pasojë e përleshjeve, forcat sionist kanë hapur zjarre dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve palestinez.

Qytetet dhe rajonet e ndryshme të Palestinës janë përfshirë nga protesta të gjera kundër planit amerikan të ashtuquajtur "akordi i shekullit".

Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump të martën së bashku me Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, u paraqiten para kamerave në Shtëpinë e Bardhë dhe prezantuan planin për kompromis të ashtuquajtur "akordi i shekullit". Trump me këtë rast deklaroi: "Në bazë të këtij plani, qyteti Kods mbetët kryeqyteti i unifikuar i regjimit sionist".