Një avion ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ain al-Asad
Agjensia e lajmeve në Irak, Al-Forat News, njoftoi se një aeroplan ushtarak amerikan, C-27J Spartan, u rrëzua në lindje të provincës Al-Anbar, jo larg nga baza e forcave amerikane, Ain al-Asad.
Sipas informacioneve fillestare të pakonfirmuara, 4 ushtarë ishin në bord. As Pentagoni dhe as zyrtarët irakianë nuk reaguan ndaj këtij informacioni. C-27 J Spartan është një aeroplan ushtarak transporti i zhvilluar dhe prodhuar për patrulla detare, operacione kërkimi dhe shpëtimi. Avioni është i pajisur me sistemin ISR C3, përkatësisht komandë, kontroll, komunikim, inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulim. Ai është gjithashtu i pajisur me mbështetës zjarri dhe pajisje për luftë elektronike. Ky incident ndodh vetëm 48 orë pasi talibanët shkatërruan një aeroplan E-11A të Forcave Ajrore të SHBA. Pentagoni ende nuk pranon të komentojë këtë incident. Gazeta libaneze El-Nashra ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit amerikan C-27 J Spartan në Al-Anbar. Katër persona ishin në bordin e avionit të transportit ushtarak. Pentagoni mbetet i heshtur për momentin", shkruan kjo gazetë.