Marrëveshja e shekullit: Gabim që do kushtojë shtrenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94393-marrëveshja_e_shekullit_gabim_që_do_kushtojë_shtrenjtë
Duhet thënë që ushtarakisht, Marrëveshja e shekullit nuk do të realizohet: që nga show-skena e së martës në Uashington ku kreu i regjimit amerikan, Trump dhe Netanjahu prezantuan para publikut tradhtinë më të keqe të shekullit , boshti i Rezistencës dhe aleatët dhe partnerët tij kanë vazhduar të reagojnë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2020 21:18 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e shekullit: Gabim që do kushtojë shtrenjtë

Duhet thënë që ushtarakisht, Marrëveshja e shekullit nuk do të realizohet: që nga show-skena e së martës në Uashington ku kreu i regjimit amerikan, Trump dhe Netanjahu prezantuan para publikut tradhtinë më të keqe të shekullit , boshti i Rezistencës dhe aleatët dhe partnerët tij kanë vazhduar të reagojnë.

Përgjigja "e armatosur" ndaj veprimeve të Izraelit është pra në plan të parë. Sidoqoftë, arsenali i Rezistencës nuk është i kufizuar në raketa ... Për të pasur një projekt politik, boshti i Rezistencës ka një kundër-plan që daton nga një kohë e gjatë: Nëse Marrëveshja Amerikane i privon arabët dhe të krishterët e Palestinës nga vetë ekzistenca e tyre, plani politik i boshtit të Rezistencës për të ardhmen e Palestinës konsiston në një referendum në të cilin mund të marrë pjesë pa asnjë dallim çdo palestinez, çifut, mysliman dhe i krishterë. Një grevë e përgjithshme u zhvillua të Mërkurën në Rripin e Gazës, duke hedhur poshtë të ashtuquajturin plan paqeje të presidentit amerikan Donald Trump. Fraksionet palestineze, nacionaliste dhe islamiste kanë thirrur për grevë të përgjithshme në të gjithë sektorët përveç Ministrisë së Shëndetësisë. Fraksionet palestineze në një deklaratë kërkuan rezistencë të vazhdueshme kundër forcave okupuese për të mposhtur "Marrëveshjen e shekullit", njoftoi agjensia e lajmeve Shehab News. Burime palestineze theksuan gjithashtu se flamuj të zinj ishin ngritur mbi ndërtesa dhe organizata zyrtare për të treguar zemërimin popullor dhe refuzimin e marrëveshjes së shekullit. Mijëra palestinezë të zemëruar vërshuan në rrugët e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të martën para se Presidenti i SHBA Donald Trump të publikonte të ashtuquajturën "Marrëveshja e Shekullit", për ta dënuar atë. Shirin Tahmaasb Hunter, një profesore e shkencave politike në Universitetin Georgetown, beson se ky plan nuk do të kalojë. "Arsyeja e parë është kundërshtimi palestinez. Edhe Mahmud Abas e kundërshtoi këtë plan. Ky plan mund të krijojë unitet midis grupeve të ndryshme palestineze, "shtoi ajo. Kjo anëtare e Këshillit të SHBA për Marrëdhëniet e Jashtme vuri në dukje se fakti që propozimi i Trumpit parashikon një territor të shpërbërë palestinez të rrethuar nga vendbanimet izraelite mund të rrisë rrezikun e konfliktit midis palestinezëve dhe izraelitëve. Profesorja e Universitetit të Georgetown e krahasoi shtetin e ardhshëm palestinez të parashikuar në planin e Trump me zonat Bantustan të krijuara gjatë epokës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe në Afrikën Jug-Perëndimore që ishin të rezervuara për popullsitë e zezakëve. Ata gëzonin shkallë të ndryshme të autonomisë së kufizuar. Sipas analistes me origjinë nga Irani, madje shumë grupe brenda Izraelit nuk besojnë në realizueshmërinë e këtij plani. "Ajo që Trump e quan Jeruzalemi Lindor është në fakt një pjesë e vogël e Lindjes së Jeruzalemit. Në përgjithësi, plani amerikan synon të zgjidhë çështjen palestineze pa marrë parasysh të drejtat e palestinezëve. Por ka më shumë të ngjarë që plani të nxisë konflikte të reja midis palestinezëve dhe izraelitëve, sepse nuk ka një kufi të qartë dhe të caktuar midis dy popullsive. Plani në të vërtetë i jep Bregun Perëndimor Izraelit, pa e detyruar Izraelin të paguajë çmimin për bashkësinë ndërkombëtare për integrimin e tij", tha ajo. Ndërkohë, duke dënuar të ashtuquajturin "plan paqeje" të Trump të njohur si "Marrëveshja e Shekullit", brigadat Hezbullah të Irakut kanë deklaruar se mënyra e vetme për të kundërshtuar planin e imponuar është përmes rezistencës së armatosur. Në një deklaratë, brigadat irakiane të Hezbollahut dënuan planin e SHBA për të "përfunduar konfliktet në territoret e okupuara" dhe u bëri thirrje palestinezëve që ta mposhtnin atë duke zgjedhur rezistencën e armatosur. "Shpallja e Marrëveshjes anti-palestineze të Shekullit nga Shtetet e Bashkuara do të çojë në konfrontime të reja në rajon dhe botë," thuhet në këtë deklaratë, duke shtuar se populli palestinez tani nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të ndjekë unitetin kombëtar dhe rezistencën e armatosur. "Brigadat e Hezbollahut në Irak do të mbështesin popullin e shtypur palestinez dhe kurrë nuk do t'a lënë atë vetëm," thuhet në deklaratë.