Një dron turk rrëzohet mbi Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94413-një_dron_turk_rrëzohet_mbi_idlib
Pasi shkeli hapësirën ajrore të Sirisë, një dron turk u vu në shënjestër të mbrojtjes ajrore siriane e pajisur me sistemin anti-ajror rus Pantsir.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 30, 2020 20:28 Europe/Tirane
  • Një dron turk rrëzohet mbi Idlib

Pasi shkeli hapësirën ajrore të Sirisë, një dron turk u vu në shënjestër të mbrojtjes ajrore siriane e pajisur me sistemin anti-ajror rus Pantsir.

Rrjeti informativ Rojava, të enjten 30 janar, raportoi se një dron turk pa pilot kishte shkelur kufirin sirian dhe kishte lëvizur drejt zonës ku janë të vendosura forcat siriane dhe ruse në afërsi të qytetit Tal Tamr. Droni u rrëzua nga mbrojtja ajrore siriane, e cila është e pajisur me sistemin raketor të mbrojtjes ajrore ruse Pantsir-S, tashmë i aktivizuar në këtë rajon të Sirisë. Pasi u dislokua më parë në rajonin Tal Tamr të Sirisë, sistemi Pantsir ka shumë të ngjarë të ketë sulmuar dronin ushtarak turk. Ndërkohë, forcat siriane rifituan kontrollin mbi fshatrat Xhobas dhe Mardikh në jug të qytetit të Sarakib në lindje të provincës  Idlib. Ushtria Siriane është vendosur tani vetëm 3-4 kilometra larg qytetit Sarakib, një nga qytetet më të mëdha në provincën Idlib, një fortesë kryesore e terroristëve të Frontit al-Nusra, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA. I njëjti burim raporton se pas përleshjeve të rënda që vranë një numër terroristësh të Frontit al-Nusra, forcat e ushtrisë siriane rifituan kontrollin mbi lokalitetin Maar Dabseh i cili ndodhet në jug të qytetit Sarakib, i cili ishte një korridor furnizimi për terroristët e Frontit Al-Nusra, Axhnad al-Kavkaz dhe aleatët e tyre.