Vazhdon avancimi I ushtrisë siriane në Idlib
(last modified Fri, 31 Jan 2020 07:00:29 GMT )
Janar 31, 2020 08:00 Europe/Tirane
  • Vazhdon avancimi I ushtrisë siriane në Idlib

Ushtria siriane në vazhdën e operacioneve për çlirimin e provincës idlib nga prania e terroristëve, ka çliruar fshatrat Jawbas dhe Mardikh në lindje të kësaj province.

Sipas një njoftimi të Pars Today, në rrjedhën e operacionit të ushtrisë siriane për çlirimin e provincës Idlib janë çliruar fshatrat Mardikh dhe Jawbas si dhe qyteti Saraqib që është një prej qyteteve më të mëdha të qyteteve në lindje të Idlib dhe që mbahej I pushtuar nga terroristët e frontit Nusra. Një ditë më parë ushtria e Sirisë është futur në rajonin Khan Tuman pjesë e provincës Alepo. Ushtria siriane dje ka çliruar qytezën Khan Tuman nga prania e forcave të grupit terrorist Fronti Nusra. Ushtria siriane pasi ka eliminuar pozicionet e grupeve terroriste në periferinë jugore të provincës Alepo ka çliruar edhe qytetin strategjik Maare Neman. Ajo gjithashtu ka vënë nën kontroll rajonin Vadi Dhaif pjesë e qytetit Maare Neman në provincën Alepo dhe së bashku me këtë ka çliruar edhe 15 fshatra përreth. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.