Sulmi ajror amerikan vret 7 civilë, afganët kërkojnë hakmarrje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94433-sulmi_ajror_amerikan_vret_7_civilë_afganët_kërkojnë_hakmarrje
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, media afgane raportoi një sulm ajror në Kunduz të Premten, 31 Janar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 31, 2020 17:55 Europe/Tirane
  • Sulmi ajror amerikan vret 7 civilë, afganët kërkojnë hakmarrje

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, media afgane raportoi një sulm ajror në Kunduz të Premten, 31 Janar.

Hetimet kanë zbuluar se sulmi ajror amerikan kundër rajonit Dasht-e Arshi në provincën Kunduz vrau 7 civilë, përfshirë një nga krerët e Partisë Islamike të Afganistanit. Homajun Xharir, një anëtar i Partisë Islamike të Afganistanit, tha se Ghulam Rabbani dhe anëtarët e familjes së tij u vranë në sulmin ajror amerikan. Pas këtij sulmi vdekjeprurës, komanda amerikane në Afganistan njoftoi se po shqyrtonte dimensionet e sulmit. Ndërkohë, banorët vendasi kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër sulmeve ajrore të SHBA në Afganistan që vrasin civilët. Pas pretendimit të komandantit amerikan në Afganistan se sulmi kishte për qëllim tre anëtarë të talibanëve, një gazetare afgane tha se shtatë nga anëtarët e familjes së saj u vranë në këtë sulm. Sulmi erdhi kur Komanda e Forcave Ajrore amerikane njoftoi në një raport të ri se aeroplanët e saj hodhën afërsisht 7,423,000 bomba në Afganistan në vitin 2019, duke vendosur një rekord të ri.