Ushtria siriane çliron qytezën strategjike Luf në provincën Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94451-ushtria_siriane_çliron_qytezën_strategjike_luf_në_provincën_idlib
Forcat e rezistencës dhe ushtrisë siriane në vazhdim të avancimeve të tyre në provincën Idlib, kanë çliruar dhe marrë nën kontroll një qytezë tjetër strategjike në këtë provincë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron qytezën strategjike Luf në provincën Idlib

Forcat e rezistencës dhe ushtrisë siriane në vazhdim të avancimeve të tyre në provincën Idlib, kanë çliruar dhe marrë nën kontroll një qytezë tjetër strategjike në këtë provincë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se avancimet e forcave të rezistencës dhe ushtrisë siriane në luftë kundër terroristëve takfirist të grupit Fronti Nusra, po vazhdojnë në provincën Idlib.

Sipas këtij burimi, forcat e rezistencës siriane në vazhdën e avancimeve të tyre në provincën Idlib, kanë çliruar dhe marrë nën kontroll qytezën strategjike Luf në këtë provincë.

Nga ana tjetër, ushtria e Sirisë gjithashtu ka arritur të zbulojë një prej pozicioneve të forta të terroristëve në jugperëndim të qytezës së çliruar Hish në periferi të qytetit Ma'ratul-Nu'man.

Avancimet e forcave të ushtrisë siriane në luftë kundër terroristëve kanë vazhduar edhe në fronte të tjera.