Muhamed Taufik Alavi prezantohet si Kryeministër i ri i Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94456-muhamed_taufik_alavi_prezantohet_si_kryeministër_i_ri_i_irakut
Muhamed Taufik Alavi u emërua përfundimisht të shtunën si kryeministër i ri nga presidenti irakian, dy muaj pas dorëheqjes së Adel Abdul Mahdi dhe mosmarrëveshjeve mes grupeve politike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 01, 2020 16:38 Europe/Tirane
  • Muhamed Taufik Alavi prezantohet si Kryeministër i ri i Irakut

Muhamed Taufik Alavi u emërua përfundimisht të shtunën si kryeministër i ri nga presidenti irakian, dy muaj pas dorëheqjes së Adel Abdul Mahdi dhe mosmarrëveshjeve mes grupeve politike.

Presidenti irakian Barham Saleh ka zgjedhur Alavi nga një listë me pesë persona kandidatë. Atij iu kërkua dy javë më parë për të zgjedhur një Kryeministër të ri. Alavi në një video të publikuar në rrjetet sociale dhe mediat në Irak njoftoi se ai ishte emëruar zyrtarisht si kreu i qeverisë së re. "Pasi presidenti më caktoi të formoj një qeveri të re pak kohë më parë, unë desha të flas me ju së pari," tha 65-vjeçari Alavi, duke iu drejtuar kombit irakian. "Unë do t'ju kërkoj të vazhdoni protestat, sepse nëse nuk jeni me mua, nuk do të jem në gjendje të bëj asgjë," shtoi ai. Pas emërimit, Alavi falënderoi presidentin dhe premtoi se do të bënte çmos për të organizuar zgjedhje të parakohshme.