Mahmud Abas: Marrëdhëniet tona me Izraelin dhe Amerikën do t’i ndërpresim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94463-mahmud_abas_marrëdhëniet_tona_me_izraelin_dhe_amerikën_do_t’i_ndërpresim
Kreu i AAP pas takimi të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe, ku u shqyrtua plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit, deklaroi se Palestina do të ndërpresë lidhjet e saj me Amerikën dhe Izraelin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2020 08:37 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Marrëdhëniet tona me Izraelin dhe Amerikën do t’i ndërpresim

Kreu i AAP pas takimi të jashtëzakonshëm të Ligës Arabe, ku u shqyrtua plani i ashtuquajtur Akordi i Shekullit, deklaroi se Palestina do të ndërpresë lidhjet e saj me Amerikën dhe Izraelin.

Pas prezantimit të planit akordi i shekullit nga Donald Trump, ne do të ndërpresim të gjitha lidhjet tona me Amerikën dhe Izraelin, tha në fjalën e tij, Mahmud Abas kreu i AAP. Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës ka theksuar se kurrfarë marrëveshje nuk do të bëhet për Kodsin e shenjtë. Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, gjatë një fjalimi ka shqyrtuar zhvillimet më të fundit në lidhje me Palestinës dhe planin amerikan të ashtuquajtur "akordi i shekullit". Mahmud Abas me këtë rast përsëri kundërshtoi planin amerikan "akordi i shekullit" dhe tha se nuk do të bëhet kurrfarë marrëveshje në lidhje me qytetin e shenjtë Kodsin, ndërsa shtoi se Kodsi i shenjtë do të mbetet kryeqyteti i përhershëm i Palestinës.