Protesta kundër planit Akordi i Shekullit në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94465-protesta_kundër_planit_akordi_i_shekullit_në_palestinë
Palestinezët që janë shtetas izraelitë dhe që jetojnë në veri të Izraelit protestuan kundër të ashtuquajturin "Plani i Paqes për Lindjen e Mesme" të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2020 08:37 Europe/Tirane
  • Protesta kundër planit Akordi i Shekullit në Palestinë

Palestinezët që janë shtetas izraelitë dhe që jetojnë në veri të Izraelit protestuan kundër të ashtuquajturin "Plani i Paqes për Lindjen e Mesme" të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Një numër i madh i palestinezëve, shtetas izraelitë u mblodhën në qytetin Baka Al-Garbiya dhe zhvilluan një marshim me qëllim për të kundërshtuar planin. Me flamuj palestinezë protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrimet "Jo Planit" në gjuhët arabisht, anglisht dhe hebraisht. Ndaj marshimit të mbështetur edhe nga deputetët me origjinë palestineze në Parlamentin izraelit, u brohoritën shpeshherë edhe sloganet "Paratë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite nuk mjaftojnë për të blerë Kudsin" si dhe "Kudsi është i yni". "Ky plan është shumë racist kundër palestinezëve që jetojnë brenda kufijve të Izraelit". Plani i presidentit amerikan është plan racist që vendos se ku do të jetojnë në të ardhmen 300 mijë palestinezë që jetojnë në Izrael dhe ne e refuzojmë këtë plan", tha një prej protestuesve.