Rusia bombardon forcat pro-turke në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94484-rusia_bombardon_forcat_pro_turke_në_siri
Forca ajrore ruse shkatërroi një pozicion të grupit më të madh terrorist në al-Bab me një sulm të fuqishëm ajror.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2020 17:04 Europe/Tirane
  • Rusia bombardon forcat pro-turke në Siri

Forca ajrore ruse shkatërroi një pozicion të grupit më të madh terrorist në al-Bab me një sulm të fuqishëm ajror.

Aviacioni rus kreu të Dielën, 2 Shkurt, një sulm ajror të fuqishëm që shënjestroi pozicionet e terroristëve në al-Bab, në reagim ndaj një sulmi që ky i fundit kishte filluar disa orë më parë kundër një pozicioni të ushtrisë siriane në jug të këtij qyteti. Vlerësimet paraprake tregojnë se terroristët humbën dhjetëra militantë, dy depo armësh dhe municionesh dhe disa automjete ushtarake. Disa orë para sulmit ajror rus, një grup terroristësh pro-Turqisë sulmuan pozicionet e ushtrisë siriane në jug të qytetit al-Bab në Alepo. Duket se seria e re e sulmeve, të nisura nga terroristët pro-Turqisë kundër pozicioneve të ushtrisë siriane, është pjesë e kërcënimeve të bëra më parë nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në lidhje me përparimet e jashtëzakonshme të ushtrisë siriane në krahinën Idlib. Gjatë një fjalimi, Rexhep Tajip Erdogan ju drejtua udhëheqësve rusë duke u kërkuar atyre që të përfundonin menjëherë operacionet e ushtrisë siriane për të shpëtuar jetën e terroristëve pro-Ankarasë.