Këshilltari i Trump, kërcënon palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94493-këshilltari_i_trump_kërcënon_palestinezët
Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit Donald Trump, ditën e dielë ka kërcënuar palestinezët se në rast se ata nuk pranojnë planin Akordi i Shekullit, vendi i pavarur i Palestinës nuk mund të formohet zyrtarisht.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2020 05:53 Europe/Tirane
  • Këshilltari i Trump, kërcënon palestinezët

Jared Kushner, këshilltar dhe dhëndër i presidentit Donald Trump, ditën e dielë ka kërcënuar palestinezët se në rast se ata nuk pranojnë planin Akordi i Shekullit, vendi i pavarur i Palestinës nuk mund të formohet zyrtarisht.

Kushner në një intervistë për CNN ka thënë: Nëse palestinezët nuk mund të përshtaten me kushtet e reja të paqes në Azinë Perëndimore, atëherë Izraeli nuk duhet të përballë rrezikun e formimit të një vendi të pavarur palestinez. Jared Kushner për të mbuluar mundësinë e dështimit të planit Akordi i Shekullit deklaroi se ekziston mundësia për ndryshime në këtë plan. Donald Trump president i amerikan ditën e martë së bashku me Beniamin Netanyahu kryeministër i regjimit sionist nga Shtëpia e Bardhë prezantoi planin Akordi i Shekullit. Plani në fjalë është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane që ka për qëllim eliminimin e të drejtave të palestinezëve. Plani Akordi i Shekullit është hartuar në bashkëpunim dhe me akordimin e disa vendeve arabe mes tyre Arabia Saudite. Ky plan Kodsin e shenjtë ia jep regjimit sionist dhe ndalon forcat e rezistencës dhe të shpërngulurit palestinezë nga e drejta e tyre e kthimit në vendin e tyre. Sipas këtij plani Palestina do të jetë sovrane vetëm mbi territoret e mbetura në BPLJ dhe në rripin e Gazës. Të gjitha grupet dhe partitë politike në Palestinë janë shprehur haptazi kundër këtij plani. Shumë personalitete, vende dhe funksionarë politikë dhe fetarë nga e gjitha bota dhe sidomos nga popujt myslimanë, e kanë dënuar këtë plan.