Arabia Saudite kërkon të blejë raketa izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94507-arabia_saudite_kërkon_të_blejë_raketa_izraelite
Arabia Saudite ka shprehur interes për blerjen e raketave precize Spike me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit izraelit, duke vazhduar përpjekjet e saj sekrete për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin, pas viteve të kontakteve klandestine.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2020 17:08 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite kërkon të blejë raketa izraelite

Arabia Saudite ka shprehur interes për blerjen e raketave precize Spike me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit izraelit, duke vazhduar përpjekjet e saj sekrete për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin, pas viteve të kontakteve klandestine.

Kompania izraelite Rafael Advanced Defense Systems, një prodhues i pajisjeve ushtarake, po kërkon përmes filialit të saj në Evropë të njohur si Euro Spike, autorizimet e nevojshme nga autoritetet zyrtare për të eksportuar raketa Spike në Arabinë Saudite,  raportoi të hënën më 3 shkurt, gazeta londineze Al-Araby Al-Jadeed, duke cituar një raport të botuar nga Israel Defense. Por shitja e raketave Spike në Arabinë Saudite do të kundërshtohej brenda territoreve të okupuara, pasi Ministria izraelite e Sigurisë së Brendshme nuk mund të aprovonte eksportin nga frika se raketat do të përdoren kundër Izraelit në rast të një ndryshimi të sistemit në Arabinë Saudite, shton Al-Araby Al-Jadeed. Kjo nuk është hera e parë që Riadi ble armë izraelite. Në shtatorin e kaluar, faqja e lajmeve në gjuhën arabe Al-Khaleej Online raportoi se Arabia Saudite kishte blerë nga regjimi izraelit sistemin e mbrojtjes ajrore "Kupola e hekurt". Vendimi i Riadit për të blerë pajisje ushtarake izraelite vjen në sfondin e joefektivitetit të armëve amerikane dhe evropiane gjatë konfliktit pesë-vjeçar midis Arabisë Saudite dhe Ansarallahut të Jemenit.