Ushtria e Sirisë çliron edhe disa fshatra në provincën Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94527-ushtria_e_sirisë_çliron_edhe_disa_fshatra_në_provincën_idlib
Ushtria e Sirisë duke shkatërruar pozicionet e terroristëve në provincën Idlib, ka vazhduar avancimet e veta duke marrë nën kontroll disa fshatra të tjera në këtë provincë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 04, 2020 16:42 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë çliron edhe disa fshatra në provincën Idlib

Ushtria e Sirisë duke shkatërruar pozicionet e terroristëve në provincën Idlib, ka vazhduar avancimet e veta duke marrë nën kontroll disa fshatra të tjera në këtë provincë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ushtria e Sirisë në kuadër të avancimeve më të fundit në provincën Idlib, ka çliruar fshatrat Mardikh, Kadur, Ruvajha në jug të Idlibit dhe ka vendosur kontrollin mbi këto rajon. Gjatë avancimeve të ushtrisë së Sirisë në drejtim të qytetit Idlib, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur.

Ndërkohë forcat e ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar edhe vendstrehimet dhe pozicionet e qarkullimit të terroristëve në dy rajone, Khan Al-Asal dhe Xham'ije Al-Kehruba në pjesën perëndimore të provincës Alepo në veri të Sirisë.

Ushtria siriane ditë më parë ka filluar operacione të gjera ushtarake për çlirimin e provincës Idlib nga pushtimi i terroristëve dhe deri më tani ka çliruar dhe marrë nën kontroll zona të gjera të këtij province.