Dilema amerikane, si të mbahet baza Ain Al-Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94533-dilema_amerikane_si_të_mbahet_baza_ain_al_asad
Komiteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Parlamentit të Irakut ka raportuar për presionin e Uashingtonit ndaj Bagdadit për të hequr dorë nga zbatimi i vendimit të Parlamentit për dëbimin e trupave amerikane dhe për t'i lejuar ata të qëndrojnë në bazën strategjike të Ain al-Asad.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Dilema amerikane, si të mbahet baza Ain Al-Asad

Komiteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes i Parlamentit të Irakut ka raportuar për presionin e Uashingtonit ndaj Bagdadit për të hequr dorë nga zbatimi i vendimit të Parlamentit për dëbimin e trupave amerikane dhe për t'i lejuar ata të qëndrojnë në bazën strategjike të Ain al-Asad.

Në një intervistë me faqen e lajmeve al-Maloomah, Karim al-Mohamadavi, anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit të Irakut, tha se Shtetet e Bashkuara po bënin shumë presion ndaj qeverisë Irakiane për të bllokuar zbatimin e vendimit të Parlamentit për dëbimin e trupave të huaja. "Uashingtoni nuk dëshiron të braktisë Ain al-Asad, një bazë strategjike që përdoret për të kërcënuar vendet fqinje të Irakut që kundërshtojnë politikat e qeverisë së Shteteve të Bashkuara," shtoi ai. Deputeti irakian theksoi se Uashingtoni kishte ndërmarrë shumë hapa për të qëndruar në Irak dhe për të ruajtur bazën Ain Al-Asad. Por Parlamenti e ka detyruar qeverinë të zbatojë vendimin për të dëbuar trupat e huaja dhe të injorojë presionin e Shteteve të Bashkuara që shkelën sovranitetin e Irakut duke sulmuar pozicionet e Hashd al-Shaabit dhe duke vrarë Abu Mahdi al-Mohandes, zv / komandant i kësaj force irakiane të mobilizimit popullor", theksoi ai. Koalicioni Saerun, forca kryesore politike në parlament, në 2 shkurt, pas emërimit të Muhamed Toufik Alavi nga Presidenti Barham Saleh për të formuar qeverinë e re, deklaroi se Kryeministri i ri irakian është i detyruar të zbatojë vendimin e Parlamentit për të dëbuar ushtarët e huaj nga vendi. Ain al-Asad, baza e dytë ajrore më e madhe në Irak, ndodhet 108 km në perëndim të Ramadi, kryeqytet i provincës Al-Anbar. Ndërsa Shtetet e Bashkuara e justifikojnë praninë e tyre në Irak me pretekstin e luftimit të terroristëve të ISIS, në fakt është ushtria irakiane dhe lëvizjet e rezistencës që luftojnë terroristët takfiristë.