Siria dënon deklaratat e Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94559-siria_dënon_deklaratat_e_erdoganit
Ministria e Jashtme Siriane dënon insistimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të gënjyer dhe mashtruar opinionin publik për veprimet e tij në Siri dhe për hyrjen e forcave turke në veri të Alepos si pjesë e Marrëveshjes së  Adanasë e nënshkruar në vitin 1998 midis Ankarasë dhe Damaskut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2020 17:42 Europe/Tirane
  • Siria dënon deklaratat e Erdoganit

Ministria e Jashtme Siriane dënon insistimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të gënjyer dhe mashtruar opinionin publik për veprimet e tij në Siri dhe për hyrjen e forcave turke në veri të Alepos si pjesë e Marrëveshjes së  Adanasë e nënshkruar në vitin 1998 midis Ankarasë dhe Damaskut.

Sipas agjencisë SANA, një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Sirisë tha të mërkurën se marrëveshja e Adanasë parashikon një të drejtë ndjekjeje të dhënë forcave turke që të depërtojnë 5 kilometra brenda territorit sirian në mënyrë që të ndjekin "terroristët". Kjo luftë kundër terrorizmit është pra pjesë e një marrëveshje bilaterale dhe Erdogan nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Megjithatë, Turqia mbështet aleatët terroristë në Siri dhe se mbështetja ekziston në forma të ndryshme, shtoi ajo. Kjo luftë kundër terrorizmit është pra pjesë e një marrëveshje bilaterale dhe Erdogan nuk mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Megjithatë, Turqia mbështet aleatët terroristë në Siri dhe se mbështetja ekziston në forma të ndryshme, theksoi burimi duke shtuar: "Deklaratat e presidentit turk dëshmojnë gënjeshtrën që mbretëron në politikën e tij dhe mosrespektimin e tij të të gjitha marrëveshjeve, përkatësisht ato të Astanasë, Soçit dhe Adanasë. Kjo sjellje nuk lë asnjë prestigj për sistemin politik turk. Por kjo politikë agresive përfundimisht do të dështojë". Erdogan pretendoi se trupat turke janë të pranishme në Siri sipas marrëveshjes së Adanasë dhe do të qëndrojnë atje.