Netanjahu do të vizitojë Riadin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94584-netanjahu_do_të_vizitojë_riadin
Autoritetet izraelite raportohet se po punojnë shumë për të përgatitur një takim mes  kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman në mbretërinë saudite, pasi regjimi i Tel Avivit po i forcon hapur marrëdhëniet e tij me disa vende arabe pas viteve të kontakteve klandestine.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2020 16:49 Europe/Tirane
  • Netanjahu do të vizitojë Riadin

Autoritetet izraelite raportohet se po punojnë shumë për të përgatitur një takim mes  kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman në mbretërinë saudite, pasi regjimi i Tel Avivit po i forcon hapur marrëdhëniet e tij me disa vende arabe pas viteve të kontakteve klandestine.

Revista Israel Defense, raportoi të enjten se po bëhen përpjekje që një takim i tillë të ndodhë në kryeqytetin saudit Riad para zgjedhjeve legjislative izraelite, të cilat janë caktuar për në 2 Mars. Raporti shtoi se takimi i pritshëm është në kuadër të përpjekjeve të regjimit izraelit për të normalizuar marrëdhëniet me shtetet arabe, të cilat filluan në Oman dhe më pas u përhapën në Marok dhe Sudan. Përpjekjet me sa duket mbështeten edhe nga Shtëpia e Bardhë. Majin e kaluar, gazeta libaneze al-Akhbar njoftoi se princi i kurorës Saudite i kishte ofruar shefit të Autoritetit Palestinez Mahmud Abas 10 miliardë dollarë në këmbim të pranimit të propozimit të diskutueshëm të Trump për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve, të quajtur "marrëveshja e shekullit". Akhbar vuri në dukje se Abas e kishte refuzuar ofertën, duke thënë se mbështetja e marrëveshjes do të ishte "fundi i jetës së tij politike".