Forcat izraelite vrasin protestuesin palestinez në Bregun Perëndimor
(last modified Fri, 07 Feb 2020 20:25:26 GMT )
Shkurt 07, 2020 21:25 Europe/Tirane
  • Forcat izraelite vrasin protestuesin palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë vrarë një palestinez dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë që morën pjesë në protestat në Bregun Perëndimor kundër planit të Presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 19-vjeçari Badr Nafela humbi jetën nga plagët e marra gjatë përleshjeve të premten me forcat izraelite në qytetin Kaffin në Tulkarm. Përleshje shpërthyen gjithashtu midis trupave izraelite dhe protestuesve në qytetet e Bregut Perëndimor  al-Khalil (Hebron) dhe Kalkilia, ku njerëzit u mblodhën për t'i dhënë lamtumirën oficerit të policisë palestineze Tarek Baduan, i cili ishte vrarë te enjten me armë zjarri nga forcat izraelite në Xhenin. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës raportoi se 33 palestinezë u plagosën gjatë përleshjeve të së premtes, në të cilat forcat izraelite qëlluan gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që shprehnin refuzimin e tyre për "marrëveshjen e shekullit" të presidentit amerikan Trump. Shpallja e këtij plani, të cilin të gjitha grupet palestineze e kanë refuzuar unanimisht, ka ngjallur indinjatë nëpër vende të ndryshme të Lindjes së Mesme.

 

Tags