Ushtria e Sirisë merr nën kontroll të plotë qytetin strategjik Sarakeb
Mediat zyrtare të Sirisë të shtunën kanë njoftuar se ushtria e Sirisë ka marrë nën kontroll të plotë qytetin strategjik Sarakeb në pjesën veriore të provincës Idlib në perëndim të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se njësitë e ushtrisë së Sirisë duke marrë nën kontroll të plotë qytetin Sarakeb, kanë filluar spastrimin e plotë të lagjeve të këtij qyteti nga prania e terroristëve dhe nga lëndët shpërthyese që kanë vendosur terroristët.
Qyteti Sarakeb është një vend ku kryqëzohen dy rrugë ndërkombëtare dhe konsiderohet rrugë ndërlidhëse e qyteteve Damask dhe Latakia me Alepon.
Gjatë disa javëve të fundit me avancimin e forcave të ushtrisë së Sirisë në drejtim të boshtit jugor të Idlibit, qyteti Sarakeb ishte evakuuar nga tre anë.
Ky konsiderohet suksesi më i rëndësishëm i ushtrisë së Sirisë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.