Netanjahu kërcënon banorët e Gazës me sulm ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94643-netanjahu_kërcënon_banorët_e_gazës_me_sulm_ushtarak
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën në një takim të kabinetit se Izraeli nuk mund të informojë mediat për gjithçka, por ishte duke u përgatitur të niste një sulm në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 09, 2020 21:13 Europe/Tirane
  • Netanjahu kërcënon banorët e Gazës me sulm ushtarak

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha të dielën në një takim të kabinetit se Izraeli nuk mund të informojë mediat për gjithçka, por ishte duke u përgatitur të niste një sulm në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, Netanjahu gjithashtu pretendoi se qeveria amerikane në planin e "Marrëveshjes së Shekullit" kishte pranuar zyrtarisht sovranitetin e Izraelit mbi territoret palestineze. "Ne jemi tashmë në kulmin e procesit të hartografimit të zonës që, sipas planit të Trump, do të bëhet pjesë e Izraelit. Nuk do të zgjasë shumë", tha kryeministri i regjimit okupator sionist. Netanjahu theksoi gjithashtu se zona që Izraeli planifikon të aneksojë do të përfshijë të gjitha vendbanimet e Bregut Perëndimor dhe Luginën Jordan. Duke reaguar ndaj komenteve të Netanjahut, Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i Presidentit Palestinez Mahmud Abas, përsëriti se harta e vendit të tij është ajo e bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tij. "Harta e Shtetit të Palestinës është harta e njohur nga bota në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, dhe është e vetmja që mund të arrijë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë," theksoi Abu Rudeineh.