Amerika dërgon pajisje ushtarake në bazën Ajnul-Asad
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i94659-amerika_dërgon_pajisje_ushtarake_në_bazën_ajnul_asad
Burimet informative  kanë njoftuar se Amerika ka dërguar pajisje logjistike të reja në Perëndim të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2020 12:58 Europe/Tirane
  • Amerika dërgon pajisje ushtarake në bazën Ajnul-Asad

Burimet informative  kanë njoftuar se Amerika ka dërguar pajisje logjistike të reja në Perëndim të Irakut.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim i sigurisë në provincën Anbar në perëndim të Irakut, ka theksuar se këto pajisje ushtarake kanë hyrë në bazën "Ajnul-Asad" në këtë provincë.

Ky burim i sigurisë ka thënë për agjencinë e lajmeve Akhbarije" se këto pajisje përfshinë mjete të transportit, makina dhe materiale ndërtimore.

Kenth Mekenzi, komandanti i Komandës Qendrore të Forcave Terroriste Amerikane në Azinë Perëndimore (CENTCOM), ditë më parë ka vizituar bazën ushtarake "Ajnul-Asad".

Kjo vizitë është zhvilluar në kohën kur Parlamenti i Irakut pas atentatit terrorist ndaj gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, komandantit të forcave Hashd Sha'bi të Irakut, ka miratuar planin për largimin e forcave të huaja nga Iraku.

Pavarësisht planit të miratuar në Parlamentin e Irakut, Uashingtoni deri më tani nuk ka pranuar të largojë forcat amerikane sipas kërkesës së Bagdadit dhe ka thënë se do të pajis bazat ushtarake amerikane me sisteme kundërajrore.